Blog Post

Arbëria TV > Bota > Netanyahu: Ne jemi të përgatitur për çdo skenar

Netanyahu: Ne jemi të përgatitur për çdo skenar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, ku u vra lideri i Hamasit dhe përplasjeve me Hezbollahun.

“Qytetarë të Izraelit, ditë sfiduese na presin përpara. Që nga sulmi në Bejrut, ka kërcënime që vijnë nga të gjitha drejtimet”, ka deklaruar ai.

“Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur kundër çdo kërcënimi. Izraeli do të vendosë një çmim të rëndë për çdo agresion kundër nesh nga çdo arenë.”

Netanyahu tha se Izraeli kishte dhënë goditje të fuqishme ndaj përfaqësuesve të Iranit gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun, raporton BBC.

Por ai nuk përmendi vrasjen e Haniyeh, e cila ka sjellë kërcënime për hakmarrje.