Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Netanyahu mbledh kabinetin e luftës: Hezbollahu do të paguajë çmim të rëndë

Netanyahu mbledh kabinetin e luftës: Hezbollahu do të paguajë çmim të rëndë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë kabinetin e tij të sigurisë në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës në Lartësitë Golan për të cilin Izraeli fajëson Hezbollahun.

Pavarësisht se grupi mohon përgjegjësinë, Netanyahu ka thënë se Hezbollahu do të “paguajë një çmim të rëndë për këtë sulm, një që nuk e ka paguar deri më tani”.

Mediumi Times of Israel, sugjeroi se takimi i kabinetit mund të rezultojë në miratimin e një hakmarrjeje të mëtejshme.

Autoritetet izraelite thanë se një raketë vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë në një fushë futbolli në fshatin Druze të Majdal Shams.

Shefi i Shtabit Herzi Halevi tha se Izraeli po përgatitej për “fazën tjetër të luftimeve” në veri.

Që nga fillimi i tetorit, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 500 njerëz, duke përfshirë 90 civilë.

Në anën izraelite të kufirit, raportohet se 22 ushtarë dhe 24 civilë janë vrarë nga sulmet nga Libani, shkruan Sky News.

Powered by WordPress