Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Netanyahu do të takohet me presidentin Biden më 22 korrik

Netanyahu do të takohet me presidentin Biden më 22 korrik

Kryeministri izraleit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me presidentin amerikan, Joe Biden më 22 korrik.

Takimi do të zhvillohet vetëm dy ditë përpara fjalimit të tij gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit amerikan, thotë një zyrtar izraelit për The Times of Israel.

Takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit janë tensionuar së tepërmi për shkak të ofensivës ushtarake të Izraelit në Rafah.

Kjo do të jetë hera e parë që Biden e pret Netanyahun në Uashington, që nga fillimi i mandatit të kryeministrit në fund të vitit 2022.