Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është në komunikim të hapur me Donald Trump, pasi ai zbuloi gjatë mbledhjes së kabinetit të së dielës se ata kanë folur tashmë tre herë në ditët e fundit.
Kryeministri izraelit tregoi gjithashtu se të dy ndajnë të njëjtin qëndrim për kërcënimin iranian.
Trump ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por nuk ka ofruar një plan të qartë se si të arrihet kjo.