Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Netanyahu bën thirrje për largimin ‘të menjëhershëm’ të paqeruajtësve të OKB-së nga Libani

Netanyahu bën thirrje për largimin ‘të menjëhershëm’ të paqeruajtësve të OKB-së nga Libani

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të largojë forcat paqeruajtëse në Libanin jugor “menjëherë”.

“Zoti Sekretar i Përgjithshëm, largoni forcat UNIFIL nga rreziku. Kjo duhet të bëhet menjëherë, menjëherë,” tha Netanyahu në një video deklaratëtë lëshuar nga zyra e tij., raporton BBC.

Në fillim të këtij muaji, Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, e shpalli Guterres persona non grata pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.