Komisioni i Garave në FFK ka njoftuar klubet se nesër (e enjte) në orën 12:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Pjesëmarrjen në këtë rreth të garave nga Superliga e kanë siguruar Llapi, Ballkani, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Malisheva, Trepça’89.
Drita, Ferizaj dhe Drenica, klubet të elitës, janë eliminuar në raundin e dytë.
Liria, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova janë klubet nga Liga e Parë dhe e Dytë që do të jenë në short.
Ndeshjet e 1/8 do të zhvillohen në vitin e ardhshëm.
Llapi është fitues aktual i Kupës së Kosovës./TV Arbëria