Përfaqsuesja e vetme e Kosoves në Evropë FC Drita ka mbërritur në Poloni, ku nesër (22.08.2024) në ora 18:00 do të luaj ndeshjen e vlefshme për europa conference league kundër skuadres më të sukseshme ne historinë e futbollit polak. me gjithsej 40 tituj nacional Legia Warszawa. Legia më parë ka eliminuar skuadren Caernarfon nga Uellsi me rezultat të përgjithshëm në dy ndeshje 11-0, dhe në xhiron e fundit eliminoj Brondby 4-3. Ndërkaq Brondby paraprakisht kishte eliminuar Llapin e Tahir Batatines me rezultat të përgjithshëm 8-2.
Përfundimisht Drita do ta ketë shumë të vështirë, por triumfet e mdha kërkojnë shumë mund dhe sakrificë, prandaj të gjithë në mbështetje të FC Drita, që të sjellë pak dritë në futbollin e Kosoves.
Rikujtojmë Drita ishte ndeshur me Legia në po të njëjtin stadium ne Shtator të vitit 2020, ku kishte pësuar humbje 2-0, a do të jetë ky rasti i Drites për tu hakmarrë- Le të shpresojmë./ArbëriaTv/