Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nesër protestë në Malmo në mbështetje të çlirimtarëve

Nesër protestë në Malmo në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se nesër, më 3 tetor, në Malmo do të mbahet protestë në mbështetje të çlirimtarëve.

Protesta do të nisë nga ora 14:00, ndërsa në të pritet të marrin pjesë bashkatdhetarë që jetojnë në Malmo dhe rrethinë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve t’i bashkohen protestës dhe të protestojnë në mënyrë paqësore dhe me dinjitet.

Thirrja është bërë me motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria Ka Emër”.