Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nesër në Prishtinë mbahet konferenca e 9-të ndërkombëtare për sigurinë rrugore

Extra AL PVC

Edhe sivjet, në muajin e parë të këtij viti, Kosova do të mbledhë ekspertët vendorë dhe ndërkombëtar të fushës së inxhinierisë së trafikut, transportit dhe të sigurisë rrugore.

Për të nëntën herë me radhë Akademia Tempulli, Asociacioni i Kosovës së Motorizimit AMRKS dhe Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, do të organizojnë konferencën ndërkombëtare me qëllim të provimit të sigurisë rrugore dhe uljes së aksidenteve në trafik.

Konferenca, e cila do të fillojë në orën 10:00, siç është bërë e ditur në njoftim, do të zhvillohet në frymën e Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, si kontribut shtesë i përmirësimit të sigurisë rrugore, rrjedhimisht parandalimit të aksidenteve rrugore.

Konferenca e sivjetme do të zhvillohet në dy panele të zgjeruara, me 16 folës nga vendi, rajoni dhe Evropa. Pjesëmarrës në këtë konferencë, përveç institucioneve vendore nga niveli qendror dhe lokal, do të marrin pjesë Policia e Kosovës, ekspertë të fushës, hulumtues të rinj, profesor dhe studentë.

Nga institucionet ndërkombëtare do të marrin pjesë IRU Academy me seli në Gjenevë, Zvicër, Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit ECTS, me seli në Bruksel, Belgjikë, Federata Ndërkombëtare e Rrugëve IRF, me seli në Gjenevë, Zvicër, Programi Ndërkombëtar për vlerësim të rrugëve iRAP, me seli në Bruksel, Belgjikë, profesor nga Universitetet publike të shkencave teknike nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia.

Konferenca do të mbështetet nga Byroja e Kosovës së Sigurimit BKS.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...

MOS U MERRNI ME KËTË SPORT SEPSE..

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e fundit të...