Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të mbetet i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve.
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve të zonave të prekura për mirëkuptim gjatë kohës sa do të zgjasin punimet.