Klubi futbollistik FC 2 Korriku, nesër do të mësojë kundërshtarin e tij, shkruan Tv Arbëria.
“Me fillim nga ora 10:00, ditën e martë në Nyon të Zvicrës do të hedhet shorti për edicionin 2024/25 të UEFA Youth League, kompeticion në të cilin 2 Korriku nga kryeqyteti do të marrë pjesë për herë të parë në histori, si klubi i parë nga Kosova që e bën një gjë të tillë”, njofton klubi 2 Korriku.
Tutje klubi FC 2 Korriku njofton se si do të shkojë procesi garues:
Sipas sistemit të ri garues në UEFA Youth League, 2 Korriku do të garoj përmes “Domestic Champions Path”, nga ku në raundin e parë do të ketë mundësi të ndeshjet më njërën nga këto skuadra:
NK Maribor (Slloveni);
UCD AFC (Irlandë);
FC Pgrès Niederkorn (Luksemburg);
Havnar Bóltfelag – HB (Ishujt Faroe);
Stjarnan (Islandë);
FK Bylis (Shqipëri);
Lincoln Red Imps FC (Gjibraltar).
Shortin mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti në uefa.tv
Detajet më të hollësishme lidhur me garat në UEFA Youth League për edicionin e ri, i gjeni së shpejti në 2korriku.com
Postimi i plotë: