Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të vlejë vetëm në autoudhë dhe do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30.

“Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.