Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër ditë zie në Kosovë

Vjosa Osmani ka shpallur ditën e nesërme ditë zie në Kosovë, për viktimat e tërmetit që ka goditur Turqinë.

Presidentja e vendit njoftoi se e mori këtë vendim, me anë të një postimi në Facebook

“Mendimet dhe lutjet tona sot, sikurse edhe dje janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet e solidarizimi ynë është i plotë. Ushtarakët tanë tashmë gjinden në Turqi ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen.

Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar Osmani

Osmani në postim ka përmendur edhe trishtimin e dhimbjen që ka shkaktuar tragjedia kudo në botë, duke përfshirë edhe vendin tonë.
“Më shumë se 5 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja. Një tragjedi e përmasave shkatërrimtare që ka shkaktuar trishtim e dhimbje kudo në botë, përfshirë në Kosovë. Dhimbje pafund për viktimat e për ata që përjetuan tmerrin e humbën më të dashurit por edhe shpresë për ata që ende ndodhen nën rrënoja”, thuhet në postimin e Osmanit.
Tërmeti në Turqi e Siri ka lënë të vdekur mbi 5 mijë persona

LEXO EDHE:

Mbi 4300 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

/TV Arbëria