Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nesër aksion i madh në lagjen Veternik për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit

Nesër aksion i madh në lagjen Veternik për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit

Nesër aksion i madh në lagjen Veternik , për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal, njoftojnë nga “KRU Prishtina”.

Njoftimi i plotë:

Fillimisht ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj në bartjen e mesazhit te opinioni publik, lidhur me fushëveprimtarinë e KRU ” Prishtina ” SH.A., mesazhe të cilat u shërbejnë konsumatorëve që kanë qasje në sistemin publik të ujësjellësit dhe kanalizimit. Ua kujtojmë që, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, mbi 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

Në fokus të aksionit, bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe amvisëritë.

Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit!

Nesër 19 qershor 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në lagjen Veternik. Nisja bëhet nga objekti i KRU”Prishtina” SH.A.në orën 10:00

Ju lutemi për konfirmim!

Faleminderit për bashkëpunim!