Polemikat në futboll po rriten çdo ditë e më shumë, racizmi i formave më të këqia po vazhdon të shprehet nëpër stadiumet evropiane.
Një prej atyre që më së shumti sulmohet me thirrje raciste, është lojtari më i mirë në botë Vinicius Junior ndaj të cilit edhe sot para ndeshjes Barcelona vs Bayern, tifozët e Barcelones kanë kënduar në kore “Vinicius muerete”- Vinicius vdis, e nëse kjo ndodhë me lojtarin më të mirë të momentit dhe i vetmi që ofron magjinë që e bën futbollin, sportin më të popullarizuar në botë, atëherë çka pritet të ndodhë në të ardhmen nëse Uefa vërtetë vazhdon të injoroij këto probleme.
UEFA me patjetër duhet të jap dënime adekuate ndaj individëve por edhe klubeve përgjegjëse, në mënyrë që futbolli të ruaj bukurinë e tij./tvarbëria/