Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Nëse lejohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë, edhe leku shqiptar, do duhej të lejohet në Luginë

Nëse lejohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë, edhe leku shqiptar, do duhej të lejohet në Luginë

Shkruan: Refik Hasani

Banka Qendrore e Kosovës, e ka miratuar një Rregullore, me të cilën përcakton se e vetmja valutë e vlefshme për pagesë nga data 1 shkurt, do të jetë valuta në €uro.

Pakica Serbe në Kosovë, që nga hyrja e forca të NATO-s, duke përfshi edhe pas shpallje së Pavarësisë së Kosovës, nga data 17 shkurt 2008, ka vazhduar përdorimin e valutës së dinarit serb në Kosovë.

Realizimi i transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është në €uro, paralel me këtë ka vazhduar si mjet i pagesave edhe përdorimin i valutës së dinarit serb në Kosovë në lokalitete të pakicës serbe.

Realizimi i transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin të pagesave në Republikën e Kosovës, edhe në dinarin serb.

Kosovës në mënyrë informale i ka sjellur dëme financiare të jashtëzakonshme, pasi Kosova nuk ka patur një kontrollë të qarkullimit të parasë dhe dëmet që i jan shkaktuar zhvillimit të ekonomisë nga zbatimi i një valute të huaj,duke i dhën krah zhvillimit të kriminalitetit, e dukurive tjera që ndërlidhen.

Republika e Kosovës, nuk ka patur informacione se sa para jan futur nga Serbia në Kosovë.

Funksionimi i sistemit bankar të Serbisë, e ku përmes tyre ka funsionuar valuta e dinarit serb.

Përveqë ligjeve të Kosovës, do të duhej të zbatohen gjithë legjilacioni që nënkupton edhe përdorimi i valutës së euros.

Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit serb në Kosovë, është dashur të rekomandoj Fondi Monetar Ndërkombëtarë, që me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit serb në Kosovë, është dashur të kërkojnë edhe Shtetet e QUINT-it, dhe instanca e mekanizma finanaciar të BE-së.

Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit serb në Kosovë,Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, është në interes të Kosovës, të mos zbrapsen, por do të duhej të zbatohet rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Nëse lejohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë, atëherë edhe valuta Kombëtare e Shtetit Shqiptar, pse të mos lejohet të përdoret edhe në Luginës e Preshevës.

 

Themes by WordPress