Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nëse Kurti i ka votat për kryeministër pse duhet të shkojmë në zgjedhje?

Nëse Kurti i ka votat për kryeministër pse duhet të shkojmë në zgjedhje?

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Vazhdon gjuha e dyfishtë e eksponentëve kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur më bllokadën e Kuvendit të Kosovës. Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili qartazi e potencon se propozimi për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar të serbëve të Kosovës, dhe se pa plotësimin e kësaj pozite vakante ky institucion nuk mund të konsiderohet i konsitituar, deputetet i rikthehen përsëri mbledhjeve maratonike me qëllim (mos)finalizimin  e kësaj detyre.

Mirëpo, në bazë të premisave aktuale zgjidhja as që duket në horizont. Ekzistojnë gjasa të mëdha që të shpenzohet edhe afati i mbutuar i 12 ditëve në dispozicion, duke e krijuar një realitet të paprecedent në historinë e parlamentarizmit në Kosovë. Asnjëra prej partive shqiptare nuk janë shprehur të gatshme të veprojnë në përputhje me këtë obligim kushtetues.

Në këtë kontekst. ish-Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se zgjidhja e vetëm për këtë krize janë zgjedhjet e reja parlamentare. Madje sipas saj edhe në rast të një marrëveshje eventuale më partinë Nisma Për Kosovën, për bashkëqeverisje, përsëri do të mungonin numrat mjaftueshëm.

Ndërkohë, në dallim nga ky qëndrim, ditë më parë vetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe sot numri i dy i kësaj partie ish-kryetari i Kuvendit, Glkuak Konfjufca, ka deklaruar  se “ Kuvendi i Kosovës do të konstituohet sot dhe se Kurti do të bëhet sërish kryeministër”.

Deklarime të tilla kontradiktore tregojnë më mirë se asgjë tjetër, mjerimin se ku është katandisur kjo parti. Tashmë ajo nuk flet as me një gjuhë. Dhe se qëllimi i komunikimit me publikun nuk është pasqyrimi real i gjendjes, por sa më shumë të trulloset opinioni me vlerësime të shumëfishta për të njëjtin proces. Logjikisht, po t’i kishte numrat për Qeveri Albin Kurti, pse do duhej të shkonim në zgjedhje? Pse e njëjta do të abdikonte nga përgjegjeësia politike para qytetarëve? E kam thënë edhe ditë më parë se  dy të “vërteta” që p[o i mban gjallë ky subjekt politik, nuk janë asgjë tjetër pos një rren e madhe e saj.