Nuk mund ta mohosh se sado i ri të dukesh apo të ndihesh, plakja vjen me sfidat e veta.
Dhe kjo mund të nënkuptojë fillimin e ndryshimeve të rëndësishme në aspektin e mirëqenies, përfshirë këtu edhe regjimin tuaj ushqimor.
Në veçanti njerëzit mbi 65 vjeç, kanë një rrezik më të lartë të helmimit nga ushqimi.
Ekspertët e shëndetit shpjegojnë se kjo ndodh sepse ndërsa plakemi, sistemet dhe organet nuk i njohin dhe nuk i luftojnë mikrobet e dëmshme ashtu si dikur.
Kjo i bën të moshuarit më të prekshëm nga sëmundjet ushqimore, përfshirë infeksionet e shkaktuara nga Salmonella, E.Coli dhe Listeria.
Për këtë arsye ata duhet të marrin masa paraprake për të rritur sigurinë në lidhje me ushqimin.
Në veçanti, ekspertët thonë se ekziston një lloj djathi që mund t’ju rrezikojë seriozisht nga sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi, pavarësisht se është krejtësisht i sigurt për ata nën 65 vjeç.
Lexoni më tej këtë artikull të AgroWeb.org për të zbuluar se për cilin lloj djathi bëhet fjalë!
Cilat lloje djathi duhet të shmangin të moshuarit?
Ekspertët paralajmërojnë se në veçanti disa lloje të djathrave të butë, mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi tek të moshuarit dhe grupet e tjera të prekshme.
Gjithashtu, myku i përdorur në këto këto lloje mund të paraqesi rrezik dhe duhet të shmanget nga njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Këto lloje mund të përbëjnë rrezik sepse kanë më pak aciditet se djathrat e fortë dhe përmbajnë më shumë lagështi.
Kjo do të thotë se ato mund të jenë një mjedis ideal për rritjen e baktereve të dëmshme, të tilla si Listeria.
Listeria, Salmonella dhe Brucella janë vetëm disa nga ndotësit më të zakonshëm bakterialë që gjenden tek djathrat e butë.
Por nëse vendosi t’i konsumoni këshillohet që të gatuhen paraprakisht.
Një këshillë tjetër është të konsumoni djathë të pasterizuar, pasi ky lloj trajtohet me nxehtësi për të shkatërruar patogjenët e dëmshëm./AgroWeb.org