Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Nëse i keni këto proporcione të fytyrës – jeni shumë e bukur

Nëse i keni këto proporcione të fytyrës – jeni shumë e bukur

Numrat na mashtrojnë

Bukuria është në sytë e vështruesit, mirëpo matematikanët thonë që kanë arritur të gjejnë femrën e përsosur.

Gjykuar sipas tyre, personat, fytyra e të cilëve është në formë të zemrës, sikur fytyra e aktores Reese Witherspoon, mund të konsiderohet më e bukura.

Nëse edhe ju keni këto proporcione të fytyrës – mund të radhiteni në mesin e personave “matematikisht tepër të bukur”, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit në Amerikë kanë analizuar fotografitë e 55 manekineve, në mënyrë që të mësojnë se cilat janë proporcionet ideale të fytyrës.

Të gjitha femrat të cilat janë kualifikuar si shumë të bukura kanë pasur një gjë të përbashkët – mollëzat e tyre kanë pasur distancë të njëjtë si edhe të qerpikëve të tyre.

Distanca mesatare midis syve e manekineve ishte 59.2 milimetra, ndërsa distanca vertikale midis syve dhe mollëzave ishte 13,1 milimetra.

Vetvetiu këta numra tregojnë që personat me fytyrën në formë të zemrës janë më atraktivë.

Powered by WordPress