Shmangni kimikatet që dobësojnë lëkurën tuaj! Zgjidhni një trajtim natyror me këtë maskë me banane kundër rrudhave.
Banania përmban kalium dhe vitamina të cilat zvogëlojnë rrudhat.
Përbërësit e kësaj maske:
– ½ banane e pjekur
– 1 lugë kos
– 1 lugë mjaltë
– ½ lugë kafeje me vaj argani
Përgatitja:
Merrni bananen dhe vendoseni në mikser. Më pas shtoni kosin, mjaltin dhe vajin e arganit. Miksojini derisa të krijohet një masë kompakte.
Përbërjen e përgatitur aplikojeni në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Lëreni maskën të veprojë për 15 minuta.
Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë