Ekipet e shpëtimit në Turqi kërkuan të hënën për 11 anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u fundos në Detin e Zi gjatë një stuhie e cila vrau së paku nëntë persona, përfshirë një nga anija, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.
Ai tha se anija turke Kafkametler, me 12 anëtarë në bord, u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi dhe se trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit është nxjerrë.
Kapiteni i anijes kishte raportuar të dielën në mëngjes se anija po shkonte drejt një valëthyesi në Eregli.
Anija ka mundësi ta ketë goditur strukturën e valëthyesit.
Turqia u godit nga stuhi të fuqishme të dielën, ndërsa moti i stuhishëm me shi ua pamundësoi ekipeve të shpëtimit të kryenin operacione kërkimi përmes detit dhe ajrit deri të hënën në mëngjes.
Yerlikaya tha se stuhitë dhe vërshimet nëpër Turqi gjatë fundjavës shkaktuan vdekjen e katër personave në provincën juglindore, Batman, si dhe të tre personave të tjerë në Zonguldak dhe të një tjetri në Dijarbakir, po ashtu në juglindje. /REL/
/TV Arbëria