Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në Rogovë

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në Rogovë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini dhe zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi kanë nënshkruar memorandumin për ndërtimin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në Rogovë.

Ndërtimi i kësaj ure do të financohet nga Ministria e Infrasftrukturës ndërsa shpenzimet e shpronësimit do të mbulohen nga Komuna e Gjakovës.

“Sot bashk me Zv. Ministrin Durmishi e nënshkrova memorandumin për ndërtimin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në Rogovë. Ndërtimi i urës do të financohet nga Ministria e Infrasftrukturës ndërsa shpenzimet e shpronësimit do të mbulohen nga Komuna e Gjakovës. Një projekt tejet i rëndësishëm dhe i shumëpritur po realizohet”, ka shkruar Gjini.

/TV Arbëria