Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu sot kanë nënshkruar Memorandumin për rregullimin e shtratit të lumit “Shtimjana”.
Aliu ka shkruar në Facebook se vlera e këtij projekti kap shumën e 5 milionë eurove.
“Super projekti 5 milonësh për rregullimin e shtratit të “Lumit Shtimjana” po realizohet. Me Ministrin Aliu, sot patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin për rregullimin e shtratit të “Lumit Shtimjana”. Gjithashtu, pamë nga afër hapësirat e gjatësisë së lumit ku do të kryhen punimet e këtij superinvestimi”, ka shkruar Aliu.
/TV Arbëria