Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka njoftuar se së shpejti Kijeva do të bëhet me Qendër të Mjekësisë Familjare, shkruan Arbëria TV.
Kastrati bëri të ditur se marrëveshja u nënshkrua me organizatën “Qatar Charity”, të cilët do të ndihmojnë në projektin e menduar.
Tutje, ai tha se së shpejti kjo qendër do të shfrytëzohet nga banorët e këtij fshati.
Postimi i plotë i tij:
“Kijevën po e bëjmë me super Qender të Mjekësisë Familjare
Qytetarë të mirë, po ndaj me ju një lajm të jashtëzakonshëm, atë të nënshkrimit të Marrëveshjes me organizatën “Qatar Charity” për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e Qendres së re të Mjekësisë Familjare në Kijevë.
Pa dyshim, ky është një nga projektet tona më të mira në sektorin e shëndetësisë, që shumë shpejt do mund ta shfrytëzojnë banorët e Kijevës dhe të gjitha zonat e saj përreth.
Ne do vazhdojmë të jetësojmë projekte të mëdha, me interes për qytetarët tanë, të cilët edhe na kanë dhënë besimin për të bërë punë të tilla të mira”, shkroi Kastrati.