Është nënshkruar sot marrëveshja noteriale ndërmjet pronarëve të tokës së dhuruar, znj. Pllana dhe z. Musa, dhe Dioqeza Prizren–Prishtinë, që mundëson shfrytëzimin e një parcele toke për ndërtimin e objekteve me rëndësi fetare dhe komunitare.
Sipas marrëveshjes, në këtë hapësirë do të ndërtohen Kisha Katolike, Qendra Pastorale dhe varrezat katolike, të cilat do t’i shërbejnë komunitetit katolik të rajonit të Vushtrrisë dhe më gjerë.
Ky projekt pritet të ketë rol të rëndësishëm në forcimin e jetës shpirtërore, organizimin e aktiviteteve pastorale dhe kulturore, si dhe krijimin e një vendi të denjë për prehjen e besimtarëve.
Përfaqësues të Dioqezës kanë falënderuar donatorët për këtë akt bujarie dhe përkushtimi, duke e vlerësuar si një kontribut të çmuar për komunitetin.
🙏 E gëzofshim këtë zhvillim të rëndësishëm për besimtarët katolikë.
