Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Nënshkruhet marrëveshja për “IPA 2022” me vlerë 62 milionë euro

Nënshkruhet marrëveshja për “IPA 2022” me vlerë 62 milionë euro

Kosova dhe Bashkimi Evropian të premten e kanë nënshkruar marrëveshjen financiare për programin vjetor IPA 2022. Ky nënshkrim u bë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Pas nënshkrimit, që të dytë mbajtën fjalime, ku Bislimi ka thënë se Kosova do të përfitojë fonde prej 62 milionë eurove, të cilat, sipas tij, do të dedikohen për fushën e energjisë.

“Brenda një periudhe të shkurtër kjo është marrëveshja e tretë më radhë që po e nënshkruajmë në kuadër të programeve IPA 3. Kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga shtatori i vitit të kaluar ku ka hyrë në fuqi marrëveshja kornizë për IPA 3 që i mundëson krijimin e kornizës së përgjithshme ligjore për zbatimin e fondeve IPA 3 në Kosovë dhe ne tashmë kemi arritur marrëveshjen financiare për tri vitet e para. Me nënshkrimin e marrëveshjes IPA 2022, Kosova po përfiton 62 milionë euro me të cilat do të zbatohen një sërë projektesh. Sikurse përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, përkrahja për mjedisin dhe energjinë e gjelbërta, efiçienca e energjisë ”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress