Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me udhëheqës të tjerë rajonalë, ka nënshkruar një marrëveshje paqeje për Gazën gjatë samitit në Sharm el-Sheikh të Egjiptit. Ai e cilësoi këtë nënshkrim si një “ngjarje shumë të rëndësishme”.
Trump falënderoi stafin dhe ndihmësit e tij për kontributin në arritjen e marrëveshjes, të cilën e përshkroi si “më të vështirën për t’u realizuar”.
“Mendova se kjo do të ishte më e vështira dhe ndoshta në shumë mënyra ishte,” tha ai, duke shtuar se një gamë e gjerë talentesh dhe përfaqësimi nga vendet e pranishme në tryezë kanë ndihmuar në këtë sukses.