Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > “Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Antonio Belushi, prifti arbëresh i cili me jetën e veprën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar, ka ndërruar jetë me 20 qershor 2024.

Më herët gjatë një interviste për Euronewsal, ai kishte folur gjerësisht për jetën e tij si prift i arbëreshëve, por edhe histori të vjetra e të reja të tyre.

Ai tregoi një histori se si gratë arbëreshë për të ruajtur gjuhën e tyre, nxorën gërshërët e i prenë gjuhët fëmijëve që kishin filluar të flisnin italisht.

“Mëmat tona arbëreshe, njerëzisht, morën gërshërën dhe i prenë gjuhën fëmijëve. I prenë gjuhën fëmijëve, se pushuan së foluri arbërisht. Nga “mbyll derën, biri im, ç’bëre, mbylle derën”, s’i thoshin më, flisnin italisht. Mëmat tona, jo! Për këtë është shkruar një libër “gjuhë të prera”. Kjo gjuhë gojore vjen e bëhet një gjuhë e gjallë, e transmeton vlera ”,-tha At Antonio Belushi.

I lindur në vitin 1934 në Frasnitë të Kalabrisë, Antonio Belushi, i cili është arsimuar për klerik, gjithë jetën e tij ka qenë zë i arbëreshëve.

Vdekja e Belushit është konsideruar humbje e një njeriu që përveç angazhimeve profesionale ishte dhe mbrojtës i çështjes së Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar,

Antonio Belushi qe prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog.. Ka themeluar revistat “Vatra jonë”, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, bibliotekën ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.

Gjithashtu ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshe në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshe” etj.

Për angazhimin e tij është shpërblyer me disa çmime nga ana e autoriteteve të Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Themes by WordPress