Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, është emëruar sot ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Vendimi për emërim është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim ka qenë vakant për gati një muaj, pasi ish-ministri Goran Rakiq dha dorëheqje.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /TV Arbëria