Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nëna e Mira Muratit i drejtoi ChatGPT pyetjen që bën çdo mama shqiptare!

Nëna e Mira Muratit i drejtoi ChatGPT pyetjen që bën çdo mama shqiptare!

Tipike shqiptare ka qenë pyetja që nëna e Mira Muratit, shefes së teknologjisë së OpenAI që ka krijuar ChatGPT i ka drejtuar Inteligjencës Artificiale.

Gjatë daljes se saj në Cannes Lions Festival që u mbajt në qershor të këtij viti Mira tregon se nëna e saj, e cila jeton në Itali po përpiqej të përdorte sistemin. Motra e Mirës ia ka shpjeguar si mund ta bënte duke i thënë se mund ta pyeste për gjithçka, edhe në shqip.

“Kur do të martohet Mira?”, i është drejtuar nëna e saj ChatGPT.

“Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale”, ia ka kthyer motra e Mirës.