Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Nën kërcënimin e armës gruas në Prishtinë ia grabisin paratë, telefonin e kartelën e bankës

Nën kërcënimin e armës gruas në Prishtinë ia grabisin paratë, telefonin e kartelën e bankës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka rënë pre e një grabitje të armatosur, dje gjatë ditës derisa po ecte në rrugët e kryeqytetit.

Sipas raportit, pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në rrugë është ndalur një veturë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur t’ia marrin një shumë të hollave, telefonin dhe një kartelë bankare e më pas kanë ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet tutje.