Nelly Furtado njoftoi zyrtarisht albumin e saj të ri, “7”, në Instagram dhe doli ‘toples’s ndërsa pozonte në kopertinën bardh e zi.
Këngëtarja e “Maneater”, 45 vjeçe, e cila së fundmi zbuloi se si vajza e saj e madhe Nevis, 20 vjeçe, është përfshirë me albumin e ri, ngarkoi imazhin tek 1.3 milion ndjekësit e saj në përgatitje për publikimin më 20 shtator.
Kopertina bardh e zi tregon bukuroshen duke u larguar nga kamera pasi ka zgjedhur të veshë vetëm një palë xhinse të ulëta, shkruan DailyMail.
Numri shtatë mbulonte të gjithë shpinën e saj dhe shkëlqente nën dritat e ndezura në set gjatë sesionit fotografik.
Ajo gjithashtu veshi një palë vathë me rrathë, si dhe byzylykë të trashë në secilin nga kyçet e dorës.
Nelly po ashtu, foli për këngën e saj të ardhshme të titulluar, Corazon, e cila do të publikohet të premten, më 12 korrik.