Artan Behrami, gazetar, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “patriotët dhe punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë”.
Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se mërgimtarët janë në kërkim të një lideri që i thotë “jo” kancelarit.
“Perceptimi i plot njerzëve aty është që janë të nënshtrun ndaj gjermanëve, tash ata janë në kërkim të liderëve të fortë, një lideri që dinë me i tha edhe kancelarit, jo, Nein”, ka thënë Behrami.
Behrami më pas ka lavdëruar tubimin e kandidatit të PDK-së për kryeministër Bedri Hamza në Stuttgart, duke shtuar se VV-ja funksionon me frymë, e PDK-ja dhe LDK-ja me struktura.
“Kurti jeton me frymë, PDK-ja dhe LDK-ja jetojnë me struktura. Kjo është punë e strukturave, nuk është punë veç e frymës. Por është punë e strukturave”, ka thënë ai.