Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Në zor nga qentë endacak, po i kafshojnë përditë njerëzit. Përparim londinezi “feston”/VIDEO

Në zor nga qentë endacak, po i kafshojnë përditë njerëzit. Përparim londinezi “feston”/VIDEO

Një ndër problemet kryesore dhe shqetësuese në Komunën e Prishtinës, vazhdon të mbetet çështja e qenëve endacak.

Gazetari i TV ARBËRIA, Val Ajazi ka shkuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për të parë nga afër se si është gjendja atje, duke pasë parasyshë që ky vend tash e sa kohë është bërë vatër e qenëve endacak.

Në oborrin e QKUK’së ka pasë shumë sulme të personelit mjekësorë por edhe të pacientëve nga qentë endacak, gjë për të cilën Komuna e Prishtinës nuk ka ofruar zgjidhje.

E gjatë ditës së sotme kryetari, Përparim Rama morri pjesë në ceremoninë e adoptimit të qenit të 1000’të nga një zonjë e cila ka adoptuar 10 të tillë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci tha për Tv Arbëria, se brenda hapësirës së QKUK’së është kompetente vet menaxhmenti.

“Sa i përket QKUK’së ne i kemi ndërmarrë aty dy aksione brenda një periudhe shumë të shkurtë kohore, jemi dakorduar për një intervenim ditën e nesërme që është i treti atje. Brenda hapësirës së QKUK’së është kompetente vet menaxhmenti i QKUK’së mirëpo herë pas here po kemi thirrje edhe prej tyre që t’iu dalim në ndihmë’, tha Bekim Brestovci.

Derisa kryetari, Përparim Rama tha se problematikë në hapësirat e QKUK’së mbetet papastërtia e cila sipas tij, i josh qentë endacakë që të ushqehen aty.

“Problem tjetër shtesë në QKUK është papastërtia e zonës përbrenda QKUK’së pra QKUK është përjegjëse për papastërtinë ndërsa me sa e di unë kontratat nuk janë të bollshme ato që i kanë dhe nuk mbahet pastërtia në nivel të duhur, dhe kjo joshë qentë endacakë për me u ushqy aty”, tha Rama.

Teksa punëtoret shëndetësore të QKUK’së thanë për TV Arbëria se gjatë ¾ viteve të fundit është shtuar numri i qenëve endacakë përbrenda zonës së QKUK’së she se të njëjtit janë të rrezikuar nga ta pasi orari i tyre i punës fillon nga ora 7:00 e mëngjesit./TV ARBËRIA./