Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në Vjosë ka ari, e zbulojnë shkencëtarët e huaj!

Në Vjosë ka ari, e zbulojnë shkencëtarët e huaj!

Në Vjosë ka ar E zbulojnë shkencëtarët e huaj!

Përgjatë lumit Vjosa fshihen thesaret më të çmuara të Shqipërisë. Shpellat e squfurit. Serban Sarbu dhe Jean-François, dy shkencëtarë, profesorë të biologjisë dhe gjenomikës, prej vitesh kërkojnë dhe zbulojnë thesaret që fshihen në shpellat shqiptare. Eksperienca e fundit qe e jashtëzakonshme, kur kalonin lumin për të shkuar në shpellat e Përmetit dhe ktheheshin po me not në Konicën e Greqisë, që të mos vonoheshin në kufi.

Këtë eksperiencë të bukur dhe të rrallë ata e rrëfyen në reportazhin e DritareTV, ndërsa zbulojnë çfarë fshihet në këto shpella. Pavarësisht vështirësive për të hyrë brenda tyre dhe rrezikut nga asfiksimi, këto shpella duhet të studiohen sepse veç të tjerash janë çelësi për të shpëtuar jetë njerëzish sepse përmes studimit të baktereve që jetojnë në to, do të krijohen antibiotikët. Ata thonë se është e rëndësishme të informohen njerëzit se këto shpella janë një thesar për vendin dhe duhet të mbrohen.

“Nga të gjitha shpellat me squfur që kam parë në botë, këto këtu janë spektakolare. Unë dhe Serban kemi parë çdo shpellë me squfur në Evropë. Vitin e fundit kam qenë 4-5 herë në këto shpella. Sa herë që shkojmë zbulojmë gjëra të reja, sepse ka shumë gjëra për të parë përreth. Çdo herë që kthehemi zbulojmë lloje të reja bakteresh, kafshë të reja. Kjo është e pabesueshme. I gjithë ky biodiversitet ka ndikim shumë të rëndësishëm për njerëzimin sepse ato përmbajnë gjene që mund të jenë të dobishme për njerëzit. Në Belgjikë, profesionistët punojnë në shpella duke izoluar bakteret që grumbullohen në të gjithë shpellën dhe ata gjejnë antibiotikë. Këto shpella janë burim shumë i mirë i antibiotikëve për të luftuar sëmundjet. Pra çelësi i shëndetit të njeriut mund të jetë fshehur në këto shpella. Po ashtu është me rëndësi për ekonominë. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me shkencëtarë vendas. Ne do takohemi me mikrobiologë nga Universiteti i Tiranës. Ideja është të gjejmë molekula të reja nga bakteret që rriten këtu. Kjo do sjellë përfitime për studiuesit shqiptarë, edhe për ekonominë e Shqipërisë. Nuk ka kuptim që t’i marrim ne edhe t’i çojmë në SHBA apo Belgjikë. Jo, ato janë pjesë e pasurive të panjohura të Shqipërisë. Ne e kemi parë peizazhin dhe natyrën e bukur që ka Shqipëria. Por nëntokë ka shumë pasuri që duhet të mbrohen, zbulohen dhe mund t’i sjellin vendit shumë përfitime financiare”, thotë studiuesi./L.F-dritare.net