Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka thënë se shumë shpejt pritet që të shpallet konkursi ndërkombëtar për renovimin e Kompleksit Memorial të Jasharajve në Prekaz.
Projekt ky që sipas tij, i tejkalon përmasat e një projekti që deri më tani është realizuar në Kosovë dhe i cili pritet që të fillojë në vjeshtë të këtij viti.
“Është caktuar një komision i eksperteve dhe komisioni ka bërë detyrën projektuese dhe detyra projektuese është votuar nga komiteti ndërministror në fund të shtatorit, pastaj kanë filluar disa proceduar për hapjen e konkursit për aplikim dhe pas gjitha atyre detaleve që është dashur që të parashihen, sepse ky do të jetë një prej konkurseve të veçanta që deri më tani në Kosovë nuk kemi pasur, sepse është një projekt madhështorë po edhe jashtëzakonisht i madh”.
Ai tha se ky projekt parashihet që të shtrihen në një sipërfaqe deri në 450 hektarë dhe diku në 20 hektarë do të ketë ndërtime, ai theksoi se i gjithë projekti do të jetë i shumë i kushtueshëm.
“Realisht gjithë projekti duhet të jetë i kushtueshëm, nuk mund të flasim për shumën tash sepse flitet për një projekt që do të shtrihet në një sipërfaqe në kuadër të kompleksit 450 hektarë, nuk do të thotë që do të ketë ndërtime në 450 hektarë, po të paktën diku 20 hektarë do të ketë ndërtime dhe projekti do të jetë bukur i kushtueshëm, edhe projekti do të kushtojë disa milion”, tha ai.
/TV Arbëria