Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Në vitin 2017 larguam ministrat që u zgjodhën deputetë”, Murati i reagon Mustafës: I larguat për një arsye tjetër

“Në vitin 2017 larguam ministrat që u zgjodhën deputetë”, Murati i reagon Mustafës: I larguat për një arsye tjetër

Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave iu ka përgjigjur ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se në vitin 2017 largoi ministrat që u zgjodhën deputetë për të shmangur shkeljen e Kushtetutës

Murati ka thënë se pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 qershor 2017, koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendsoje e dyta, ndërsa LDK e treta.

“Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave.”, ka shkruar ai.

Sipas tij, arsyeja pse ministrat e LDK-së kishin lëshuar zyret ishte sepse nuk pritej që të vazhdonin në qeverinë e ardhshme.

“Kjo ka qenë arsyeja pse ministrat e LDK-së kishin liruar zyret, sepse ishin të shkarkuar nga Kuvendi, dhe nuk pritej që do të vazhdonin në qeverinë e ardhshme. Jo për shkak të nenit 72 të Kushtetutës.”, përfundoi ai.