Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në vitin 2006 u dënua për vrasje, kush është shqiptari 36-vjeçar që u plagos në Athinë?

Në vitin 2006 u dënua për vrasje, kush është shqiptari 36-vjeçar që u plagos në Athinë?

Zbardhet identiteti i shqiptarit që u plagos pasditen e sotme në Athinë.

Bëhet fjalë për Florian Bajraktarin, 36 vjeç, nga Tirana, i cili në vitin 2006, u arrestua për vrasje në bashkëpunim në Lasithi, Greqi. Ai u lirua me kusht në vitin 2018, kurse në vitin 2020 u ndalua në Kalithea të Athinës për lojëra fati.

Sipas raportimeve të policisë, ka dëshmi që tregojnë se i plagosuri po lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona me të cilët ndodhi shkëmbimi i zjarrit. Sidoqoftë, sipas versionit më të fundit, dyshohet se është qëlluar nga një fuoristradë drejt tij kur ai ndodhej në një kafene në vendin e ngjarjes.

Ai u sulmua nga një makinë tip “Jeep” dhe u qëllua 7 herë, bazuar në numrin e gëzhojave të gjetura dhe dyshohet se bëhet fjalë për atentat.