Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Në vitin 2005 u kriju shoqata e Vetëvendosjes si opozitë e cila asnjëherë nuk do të futej si parti politike”

“Në vitin 2005 u kriju shoqata e Vetëvendosjes si opozitë e cila asnjëherë nuk do të futej si parti politike”

Idealisti Avdi Gjata ka rrëfyer në Tv Arbëria se si në vitin 2005 në odën e Ragip Mexhuanit është krijuar shoqata e Vetëvendosjes.

Sipas tij, ideja ka qenë krijimi i një opozite e cila asnjëherë nuk do të futej si parti politike, shkruan Tv Arbëria.

“Në vitin 2005 kemi marrë pjesë dhe kemi organizu një tubim në odën e Ragip Mexhuanit që shet libra dhe aty është krijuar shoqata e Vetëvendosjes ku kemi marrë pjesë, edhe unë kam qenë prezent dhe kemi dhënë mendim për krijimin dhe nevojën  e krijimit të një opozite e cila asnjëherë nuk do të pranon të futet si parti politike, por do të veprojmë dhe do të paraqesim pakënaqësitë dhe kërkesat tona para opinionit kosovarë, para opinionit ndërkombëtarë dhe normal para qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Këtë mendim e kemi pasë dhe e kam edhe sot”, tha Gjata në emisionin “ARB DEBAT”