Në veri kanë arritur 117 policë të rinj, të cilët i takojnë gjeneratës së re të policëve të Kosovës të cilët u diplomuan në fund të muajit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm, 79 të punësuar janë të nacionalitetit serbë, 21 janë boshnjakë dhe pjesa tjetër janë të kombësive të tjera.
Policët e rinj janë vendosur të hënën në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
“Ata filluan të punojnë me zyrtarë më të vjetër, të cilët i mësojnë, praktikojnë dhe zbatojnë praktikën”, ka thënë për KoSSev Veton Elshani, zëvendës komandant i rajonit të PK-së në veri.
Sipas tij, trajnimi do të zgjasë një vit dhe përfshin punën në patrullë, hetime dhe trafik.