Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje”, re e vjehërr shoqërohen në polici në Prishtinë

“Në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje”, re e vjehërr shoqërohen në polici në Prishtinë

Dy gra, vjehërr dhe re, janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje mes vete.

Sipas deklarimeve të tyre, mosmarrëveshjet mes dy të dyshuarave kanë qenë të vazhdueshme.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, të dyja janë liruar.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE/ Prishtinë,19.09.2026-23:45. Janë shoqëruar në stacion te policisë dy të dyshuarat f/k (vjehrra dhe reja) pasi që kishin pasur mosmarrëveshje mes vete. Sipas  deklarimit të të  dyshuarave të njëjtat në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje. Në konsultim me prokurorin kujdestar, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.