Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Ne treguam burrëri ata ….”, portieri i Rumanisë flet pas incidentit

“Ne treguam burrëri ata ….”, portieri i Rumanisë flet pas incidentit

Portieri i Rumanisë, Florin Nita (37 vjeç), ka treguar se si i ka përjetuar momentet kur futbollistët rumunë janë ulur në fushën e ‘Arenës Kombëtare’ duke pritur lojtarët e Kosovës, të cilët nuk kanë dashur të kthehen nga dhomat e zhveshjes.

Nita, ndoshta lojtari më i mirë i ndeshjes së mbrëmshme, me disa ndërhyrje të rëndësishme përballë lojtarëve kosovarë, pranoi në fund se Rumania bëri një lojë të dobët.

Portieri i kombëtares tha se ndjeu gjatë gjithë ndeshjes se kundërshtarët prisnin një brohoritje apo një gjest për t’u larguar nga fusha.

“Ne donim të luanim, shpresoj se do të jetë një vendim i favorshëm për ne. Më vjen mirë që kam punuar sot, nuk kam pasur kaq shumë topa për një kohë të gjatë. Më vjen mirë që nuk shënuan. Nuk di çfarë të them, nuk dua të flas për ta, por nuk është në rregull çfarë ndodhi. Ne treguam burrëri dhe donim ta përfundonim ndeshjen në fushë”, ka thënë fillimisht Nita në Prima Sport.

“Ne u ngrohëm në fushë, me shpresën se ndeshja do të vazhdonte. Nuk kam çfarë të komentoj, nuk kam hasur ndonjëherë në një situatë të tillë. Nga minuta e parë deri në minutën e fundit ata prisnin një këngë, nuk dëgjova asgjë. Nuk e prisja që ai të largohej nga fusha. Unë në fakt i pyeta se çfarë ndodhi. Mendova se ishte pas zënkës me Denis Alibecin”.

“Të gjithë sakrifikuam, punuam, më vjen mirë që bëmë një punë të mirë. Falënderoj tifozët nga zemra që brohoritën emrin tim, por ata duhet të mbështesin të gjithë ekipin, jo vetëm një lojtar”.

“Falënderoj Zotin që arritëm të mos e humbnim këtë ndeshje. Shpresojmë të jemi të kujdesshëm në të ardhmen. Duhet të aspirojmë më lart dhe të mos kënaqemi me më pak”, përfundoi portieri rumun.

Powered by WordPress