Tifozët Kuq e Zi tashmë kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit “Air Albania”.
Shqipëria ndeshet me Republikën Çeke me fillim nga ora 20:45 në një ndeshje tejet të rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
“Kosova është zemra e Shqipërisë”, ishte njëra nga këngët nga e tifozëve të shumtë rrugëve të Tiranës.
E gjithashtu u nderua edhe heroi më i ri i Kosovës, polici Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serbë në veri të vendit.
“Lavdi Afrim Bunjaku, dëshmori më i ri i kombit”, shkruhej në një baner, ku ishte vendosur edhe një fotografi e tij.
/TV Arbëria