Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në Shqipëri miratohet modeli i fletëvotimeve për emigrantët

Në Shqipëri miratohet modeli i fletëvotimeve për emigrantët

Komisioni Rregullator në KQZ në Shqipëri, gjatë ditës së sotme miratoi detajet e fletës së votimit që do tu dërgohen votuesve shqiptarë në diasporë.

Sipas euronews.al, fleta e votimit për emigrantët do të ketë në pjesën e pasme të saj dy shirita vertikalë në një nuancë të përafërt me të kaltrën, që do ta dallojë atë nga fleta e votimit për votuesit brenda vendit.

Deri më tani, në faqen zyrtare të KQZ-së janë regjistruar mbi 131 mijë persona, ndërsa afati përfundimtar për regjistrimin si votues është data 4 mars.