Në shkollat e Prishtinës janë vendosur sensorë digjitalë për monitorimin e cilësisë së ajrit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Perparim Rama.
Ai tha se kjo është bërë në mënyrë që fëmijët të mësojnë e të rriten në një ambient më të pastër, më të shëndetshëm.
“Ky është vetëm njëri nga investimet tona në dijen, shëndetin dhe të ardhmen e brezit që do ta çojë vendin përpara”, ka shkruar ai.