Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në shërbim të kujt ishte e aleanca e Ilir Metës me VMRO-DPMNE?

Në shërbim të kujt ishte e aleanca e Ilir Metës me VMRO-DPMNE?

Shkruan: Afrim Kasolli

Portali Indeksonlin, ka raportuar se pak para arrestimit të djeshëm, Ilir Meta, kishte pasur një agjendë të ngjeshur në Republikën e Kosovës me Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, në një përpjekje për ta bindur liderin e PDSH-së për t’u bërë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE.

Asgjë e jashtëzakonshme. Është e mundur plotësisht që të jetë mbajtur ky takim në funksion të kësaj agjende. Ilir Meta në vazhdimësi ishte angazhuar për ta mbajtur në pushtet VMRO-DPMNE, madje edhe atëherë kur kjo parti e kishte bllokuar ndryshimin emrit kushtetues të këtij shteti, si parakusht për anëtarësim në NATO, si dhe për ta penguar koalicionin e BDI-së me Lidhjen Social Demokrate, që i hapi rrugë këtij ndryshimi. Ndërkohë falë kësaj kthese, Maqedonia e Veriut u bë vend anëtar i Aleancës Veri-Atlantike.

Prandaj, si duket nga kjo “nostalgji politike” ai ka paska insistuar për forcimin e saj politik, duke shtruar rrugën zgjerimit të koalicionit qeveritar dhe me Partinë Demokratike Shqiptare. Mirëpo, është njëjta parti, që për shkak të paranojave të saj nacionaliste dhe populiste i ka bllokuar ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Sofja zyrtare, me qëllim përfshirjen e etnisë bullgare si grup kushtetues, ndryshime këto që paraqesin një hap të domosdoshëm për zhbllokimin të agjendës integruese evropiane. Arsyeje kjo edhe që para pak ditë, rruga e Shqipërisë drejt BE-së, u nda nga ajo e Maqedonisë së Veriut.

Një Maqedoni e Veriut jashtë NATO-së dhe Bashkimit Evropian vetëm interes i shqiptarëve nuk mund të jetë. Atëherë mbi çfarë motive dhe interesa është nisur Ilir Meta? Mbase edhe këto kalkulime do të zbardhen nga procesi i hetimeve. Megjithatë kjo afëri tregon edhe diçka tjetër. Se mbase nuk paska qenë i rastësishëm as përkrahja e pushtetit në Kosovë pwr VMRO-në dhe po ashtu afiniteti i mëhershëm i drejtueseve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë Albin Kurtin me Ilir Metën ./TV.Arberia