Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në seancën për projektin e ‘botës serbe’ u përmend emri i Millosheviqit, qeveria serbe me deklarata propaganduese për Kosovën

Në seancën për projektin e ‘botës serbe’ u përmend emri i Millosheviqit, qeveria serbe me deklarata propaganduese për Kosovën

Debati për deklaratën e “Botës serbe” në Kuvendin e Serbisë shfaqi fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe opozitës në Beograd. Për dy ditë me radhë kuvendi serb u mor me projektin e botës serbe, që pretendohet se ka për qëllim ‘mbrojtjen’ e serbëve që jetojnë jashtë Serbise.

Kryeministri Millosh Vuçeviq e shenjtëroi dokumentin në fjalë me 49 pika, duke konfirmuar se nuk është një broshurë apo pamflet nacionalist, por një bazë lufte kundër Kosovës dhe për Republika Srpska.

Ai u shpreh i shqetësuar për faktin se po i ulet vlera deklaratës së “Botës serbe”, ndërsa theksoi se në të gjenden “300 zgjidhje përfundimtare” për problemet që hasin serbët në rajon, një term që në të kaluarën është përdorur edhe nga diktatori nazist, Adolf Hitler, kundër hebrenjve. Vuçeviq hodhi poshtë marrëveshjen e normalizimit me Kosovën, duke thënë se nuk është nënshkruar dhe se nuk do të ketë njohje të nënkuptuar të pavarësisë.

Madje propaganda e tij shkoi më tej, tha se qeveria e Kosovës po i përzë serbët nga Kosova.

“U bëj thirrje të gjitha partive në Parlament që të mbështesin deklaratën gjithë serbe sepse ajo është baza e luftës politike për mbijetesën e popullit serb, mbijetesën e Serbisë, Republika Sërpska dhe luftën e vështirë për popullin serb në Kosovë. Aktualisht janë 300 vendime përfundimtare për dëbimin e serbëve nga veriu i Mitrovicës nga banesat e tyre. Albin Kurti po përpiqet të hapë urën në Ibër me dhunë. Gjithashtu, ka përpjekje të vazhdueshme për të rishikuar Marrëveshjen e Dejtonit”, tha Vuçeviq.

Që në nisje të seancës pati përplasje me opozitës dhe shumicës për lejimin e pavarësisë së Kosovës, me Ivica Daçiç ministër i Brendshëm i Serbisë,  që akuzoi kabinetin e kaluar të Vuk Jeremiq se mundësoi pavarësinë e Kosovës. Por, ish-shefi i shtabit të asaj kohe, Zdravko Ponosh, u përgjigj se i vetmi reagim i mundshëm i asaj kohe për ta ndaluar ishte nisja e një lufte.

Daçiq më pas mbrojti diktatorin serb Sllobodan Millosheviq.

“Mos na fajësoni për Kosovën, ne së paku kemi luftuar për të dhe nga viti 2001 deri në vitin 2008 ju i keni çuar ata që thjesht ta shpallnin pavarësinë e Kosovës. Deri në vitin 2012, 85 shtete e kishin njohur Kosovën. Që atëherë, 28 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Nëse është mirë apo jo për interesat shtetërore, populli ynë dhe qytetarët tanë e dinë më së miri”.

Në këtë debat u përfshi edhe zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, politikan shumë i afërt me Rusinë, njëherit i sanksionuar nga shteti amerikan.