Në raste të ndara, dy persona janë kapur me sasi narkotikësh dje në Prishtinë
Në rrugën “Dashmir Krasniqi”, një person është arrestuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa te rrethi i Cagllavicës është arrestuar personi tjetër.
Edhe ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Rrethi i Çagllavicës, Prishtinë / 03.11.2024-21:00. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 7.38 gram. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.”