Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në QKUK konfirmohet shtatzëni pas procedurës IVF

Në QKUK konfirmohet shtatzëni pas procedurës IVF

Në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF), ka shkruar në FB ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Tutje, ai thotë se ky është “një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta realizojnë në QKUK, ku dy procedurat e para ofrohen pa pagesë”.

“Falënderojmë ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm, ka shkruar ai në fund të postimit.

Ky është rasti i parë i ndodhur në QKUK.