Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në qendër të Bujanocit shfaqen grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

Në qendër të Bujanocit shfaqen grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Kështu ka bërë të ditur politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi.

Ai ka thënë se ky akt është një provokim i rëndë, i papranueshëm dhe kërcënim ndaj sigurisë e bashkëjetesës.

“Në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të shfaqet publikisht emri i gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, bashkë me simbole nacionaliste e urrejtëse, është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional.”, ka shkruar Mustafi.